Dembele do të largohet falas në verë

Futboll

Dembele do të largohet falas në verë

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 13:39
Dembele do të largohet falas në verë

Tani duket si një garë me dy lojtarë, ajo që do të vendosë të ardhmen e Ousmane Dembele në verë.

Anësori francez, i rikthyer në skuadër nga trajneri Xavi pas konflikteve me klubin, mbetet në skadim të kontratës dhe është profil joshës, veçanërisht për Chelsea dhe Paris Saint-Germain.

BBC ka konfirmuar ditën e sotme se e ardhmja e ish-lojtarit të Borussia Dortmundit, sipas të gjitha gjasave do të jetë në Londër ose Paris.

Përveç nëse ndodhin përmbysje të mëdha, nga tani deri në fund të sezonit. Një përmbysje e tillë e gjërave nënkupton edhe ndryshimin e mendjes dhe rinovimi me Barcelonën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat