Ballkani triumfon në derbin e madh, përforcon kreun 

Futboll

Ballkani triumfon në derbin e madh, përforcon kreun 

Nga: K.G. Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 13:45
Pamje nga ndeshja, foto Drita

Ballkani nga Theranda ka triumfuar në derbin e madh, duke e mundur me rezultat 1:0 Dritën në Gjilan.

Drita zhgënjen rreth 1500 shikues, ndërsa Ballkani i kryetrajnerit Ilir Daja me trepikëshin e importuar, përforcon kreun e tabelës.

Gjithçka u vendosë në minutën e 71-t, Gripshi harkon për mrekulli në shtyllën e dytë, Jashanica e ndërroi kahjen e topit dhe Solomon shënoi për fitoren e madhe, 0:1.

Pas javës së 22-të, Ballkani kryeson me 45 pikë, duke lënë pas Gjilanin me 42, Dritën 41, Llapin me 39 pikë etj.

Kryetrajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, i zhgënjyer e lëshon fushën, një humbje që nuk kapërdihet lehtë. Ballkani në festë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat