Në mes javë Kampionati Shqiptar

Futboll

Në mes javë Kampionati Shqiptar

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 11:26
Në mes javë Kampionati Shqiptar

“Abissnet Superiore“ do të rikthehet në mesjavë. Skuadrat e elitës së futbollit shqiptar do të zbresin përsëri në fushë në datat 2 dhe 3 mars. Të mërkurën e ardhshme do të zhvillohen paralelisht dy sfida mjaft interesante si Partizani-Kukësi dhe Teuta-Tirana. Të dyja këto duele do të luhen në orën 16:45.

Ndërkohë më datë 3 mars do të zhvillohen edhe tre ndeshjet e tjera të javës së 23-të të “Abissnet Superiore”-s. Në orën 13:45 Kastrioti pret Skënderbeun në një finale të drejtpërdrejtë për mbijetesës.

Në po të njëjtin orar, Egnatia sfidon Laçin në transfertë, me dëshirën për t’i rrëmbyer pikë.

Ndërkohë java e 23-të e kampionatit shqiptar do të mbyllet me ndeshjen Vllaznia-Dinamo, e cila do të luhet në Shkodër në orën 16:45.

Java e 23-të e “Abissnet Superiores”:

E mërkurë, 2 mars

16:45 Partizani – Kukësi

16:45 Teuta – Tirana

E enjte, 3 mars

13:45 Kastrioti – Skënderbeu

13:45 Laçi – Egnatia

16:45 Vllaznia – Dinamo

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat