Zeneli asiston për fitoren e madhe të Reims-it në Monaco

Futboll

Zeneli asiston për fitoren e madhe të Reims-it në Monaco

Nga: K.G. Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 15:09
Zeneli asiston për fitoren e madhe të Reims-it në Monaco

Reprezentuesi i Kosovës, Arbër Zeneli, u inkuadrua në fushë në minutën e 80-të por që i dha shpirt lojës së Reims-it, e cila ngadhënjeu në udhëtim me rezultat 2:1 kundër Monacos.

Zeneli asistoi në minutën e 90+2 kur Mbuku shënoi golin e fitores për Reims-in.  

Për Reimsin shënuan Volland (autogol - 85') e Mbuku (90+2') dhe për Monacon Ben Yeder (55'). Në minutën e 88-të, Jean Lucas u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë, duke lënë Monaco me një lojtar me pak.

Pas javës së 26-të në kampionatin  francez, Monaco zë vendin e gjashtë me 38 pikë e Reims është i 13-ti me 31 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat