Futbollisti ukrainas për Putinin: E gjithë bota të urren

Futboll

Futbollisti ukrainas për Putinin: E gjithë bota të urren

Më: 2 mars 2022 Në ora: 11:40
Futbollisti ukrainas për Putinin: E gjithë bota të urren

Mbrojtësi i Shakhtar Donetkut, Serhiy Kryvtsov e ka dënuar ashpër sulmin ushtarak rus ndaj Ukrainës, i cili nisi javën e kaluar.

Futbollisti ukrainas ka përdorur tone të rënda në drejtim të presidentit rus, Vladimir Putin dhe për aleatin e tij bjellorus, Alexander Lukashenko.

“Është mjaft e vështirë ta shoh atë që po ndodh në vendin tonë, është mjaft e dhimbshme të zgjohesh jo për rrezet e diellit në sytë e tu, por për shkak të zërave të tmerrshëm dhe të frikshëm të bombave. Dhe, është mëkat që kjo është duke ndodhur në Shekullin 21” - ka shkruar ai në “Instagram”.

“Por, në të njëjtën kohë: çfarë krenarie t’i shohësh aksionet e forcave tona, të bashkuara në një vend të tërë, kurajo e djelmoshave tanë dhe aksionet e pashoqe të komandantëve tanë.

Nuk ka rëndësi ajo që mund të thotë dikush, ne mund të bëjmë gjithçka dhe fitorja do të jetë e jona. Çfarëdo plani që e ke në mendje, ti bastard i vogël, duhet ta dish se krejt bota të urren”, ka shtuar Kryvtsov.

Futbollistët ukrainas që luajnë jashtë vendit i kanë dhënë mbështetje të fuqishme vendit të tyre në mënyra të ndryshme, ndërsa ata janë mbështetur edhe nga klubet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat