Valencia në finale, Bilbao eliminohet

Futboll

Valencia në finale, Bilbao eliminohet

Nga: K. Goca Më: 2 mars 2022 Në ora: 23:29
Valencia në finale, Bilbao eliminohet

Valencia është në finalen e Kupës së Mbretit. 

Në një ndeshje interesante deri në minutën e fundit, Valencia e mposhti me rezultat 1:0 Athletic Bilbaon, në takimin e kthimit të gjysmëfinales. 

Valencia kualifikohet me rezultat të përgjithshëm 2:1, pasi që sfida e parë në Bilbao kishte përfunduar baras (1:1).

Në minutën e 43-të futbollisti portugez Goncalo Guedes shënoi gol të bukur.

Ai goditi nga rreth 20 metra, duke shënuan në këndin e majtë të portës mysafire. 

Valencia kualifikohet e Bilbao eliminohet nga garat e Kupës së Mbretit në Spanjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat