Në mesin e tyre janë edhe Araujo dhe Gavi

Futboll

Në mesin e tyre janë edhe Araujo dhe Gavi

Më: 3 mars 2022 Në ora: 11:53
Në mesin e tyre janë edhe Araujo dhe Gavi

Një gjeneratë e re ka filluar të jap fryte të jashtëzakonshme te Barcelona dhe pa dyshim se në këtë drejtim ka kontribuar shumë ardhja e Xavi si trajner.

Në javët e fundit katalanasit janë këndellur dhe po korrin rezultate të jashtëzakonshme si në kampionat ashtu edhe në Ligën e Evropës dhe kjo duke iu falënderuar një ekipi të mbushur me lojtarë të rinj dhe të supertalentuar.

Në mesin e tyre janë edhe Araujo dhe Gavi, për të cilët drejtuesit e Barcelonës janë duke punuar në zgjatjen e kontratave të tyre dhe kjo pritet të konkretizohet deri në fund të muajit mars.

“Sport” raporton se Gavit do t'i ofrohet një kontratë pesëvjeçare me një klauzolë gjigante lirimi pasi “Blaugranët” kërkojnë ta mbajë njërin nga asetet e tyre kryesore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat