UEFA ende nuk e ka shkarkuar rusin

Futboll

UEFA ende nuk e ka shkarkuar rusin

Më: 3 mars 2022 Në ora: 12:03
UEFA ende nuk e ka shkarkuar rusin

Pasi i suspendoi nga garat e saj të gjitha kombëtaret dhe klubet ruse, e po ashtu ndërpreu edhe bashkëpunimin me sponsorin kryesor, Gazpromin rus, UEFA po planifikon edhe tjera sanksione kundër Rusisë, e cila qe tetë ditë në mënyrë agresive po e sulmon Ukrainën.

UEFA shumë shpejt pritet ta thërras një mbledhje të jashtëzakonshme për ta larguar nga Komiteti Ekzekutiv i saj njërin prej udhëheqësve kryesor dhe më me ndikim. Bëhet fjalë për presidentin e Federatës së Futbollit të Rusisë (FFR), Alexander Dyukov.

54-vjeçari është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në prill të vitit 2021. Ai është njëri prej njerëzve kryesor në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, organ ky që i numëron gjithsej 19 anëtarë.

Dyukov është drejtor ekzekutiv i Gazpromit, i cili kontrollohet nga shteti i Vladimir Putinit, fajtorit kryesor për sulmet e vazhdueshme agresive që po ndodhin kundër Ukrainës.

Siç thonë mediat evropiane, vetëm presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka ndikim më të madh në UEFA, kurse për kah ndikimi i dyti konsiderohet rusi Dyukov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat