Gjendet akordi për mbrojtësin e Torinos

Futboll

Gjendet akordi për mbrojtësin e Torinos

Më: 3 mars 2022 Në ora: 13:37
Gjendet akordi për mbrojtësin e Torinos

Drejtuesit zikaltër nuk qëndrojnë asnjëherë duarkryq, aq më tepër kur bëhet fjalë për mbrojtjen, një nga repartet më të rëndësishëm për ta.

Ndërsa e ardhmja e Stefan de Vrajit duket gjithnjë e më larg Milanos, një tjetër është afër dhe bëhet fjalë për Nelson Bremer, mbrojtësin e Torinos, të lakmuar nga shumë klube të mëdha.

Siç raporton “calciomercato.com” braziliani ka gjetur akordin me Piero Auzilion, drejtorin sportiv të zikaltërve me të cilin ka rënë parimisht dakord për një kalim të tij tek Interi, pavarësisht konkurrentëve të shtuar.

Edhe pse nuk është firmosur ende asgjë, transferimi i 24-vjeçarit mund të vijë për 25 milionë euro plus 5 të tjera në formë bonusesh, e arsyetuar nga mosha e re e lojtarit dhe paraqitjet e tij të fundit.

Nga ana tjetër ,presidenti torinez, Kairo, nuk pritet të nxjerrë pengesa, pasi ka qenë vetë ai që i ka premtuar lojtarit kalimin në një klub të madh në verë, nëse rinovonte verën e shkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat