Ukraina ka një kërkesë

Futboll

Ukraina ka një kërkesë

Më: 4 mars 2022 Në ora: 18:28
Ukraina ka një kërkesë

Lufta në Ukrainë ka sjellë një sërë pasojash dhe në botën e futbollit. Së fundmi, federata e futbollit të Ukrainës ka kërkuar nga FIFA që të shtyhet ndeshja e play-off-it për Kupën e Botës me Skocinë, e planifikuar që të luhet në fund të muajit mars. Ukraina kërkon që kjo përballje të luhet së paku në qershor, duke e argumentuar kërkesën e tyre me situatën aktuale në vendin e tyre.

Skuadra e Oleksandr Petrakov do të kërkojë të luajë shasnet e saj ndaj Skocisë dhe në rast suksesi do të ndeshen me fituesen e çiftit Uells-Austri. Natyrisht në rast se do të ndodhë shtyrja e sfidës së kërkuar nga Ukraina, me shumë gjasa do të shtyhet dhe përballja tjetër gjysmëfinale. Në mes është një biletë për në Kupën e Botës Katar “2022”.

Disa prej lojtarëve të përfaqësues janë në Ukrainë e duket e pamundur që ata të mendojnë për futboll, por në fund do të jetë FIFA dhe UEFA ato që do të vendosin se çdo të ndodhë.

FIFA e UEFA duhet të marrin një vendim edhe për Poloninë, që ishte shortuar me Rusinë, por kjo e fundit është përjashtuar nga çdo event ndërkombëtar futbollistik.

Në anën tjetër, nuk përjashtohet mundësia që Rusia të zëvendësohet me vendin e tretë në grupin H, Sllovakia, ose të tretën më të mirë, që është Norvegjia. Mbetet për t’u parë se çdo të ndodhë, por e sigurt është që FIFA dhe UEFA janë në një pozitë tepër të vështirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat