Imeri: Gjithmonë dhemb kur nuk e arrin atë që do

Futboll

Imeri: Gjithmonë dhemb kur nuk e arrin atë që do

Më: 4 mars 2022 Në ora: 22:31
Imeri: Gjithmonë dhemb kur nuk e arrin atë që do

2 Korriku i Prishtinës kërkon tre pikë në duel me Vllazninë e Pozharanit dhe të vazhdojnë hapin në luftë për dy vendet e para në Ligën e Parë të Kosovës, grupi B.

Skuadra nga Prishtina është favorite e cila ka edhe përparësinë e terrenit.

2 Korriku është në vend të katërt me 25 pikë e Vllaznia e nënta me 14 sosh pas 16 jave.  

Ndeshja 2 Korriku  - Vllaznia do të luhet nesër në orën 13.00.

Sulmuesi i 2 Korrikut, Drin Imeri, shprehet optimist:  “Vllaznia është skuadër që na ka mposhtur në vjeshtë dhe na e ka ndërprerë serinë e mirë që patëm në fillim të kampionatit, por nesër do të japim maksimumin që të ndodh e kundërta dhe në fund ne të dalim me pikë të plota. Shpresojmë që krejt këtë punë që po e bëjmë gjatë stërvitjeve, ta shfaqim në ndeshje dhe të tregojmë se sa vërtetë vlejmë.

Humbja e javës së kaluar na la pak prapa kreut, por nuk ndalojmë së besuari se në këtë kampionat mund të arrijmë gjëra të mëdha. Duhet t’i mbyllim siç është më së miri edhe këto dy ndeshje të fazës së dytë, dhe pastaj të presim e të shohim se çka do të na sjell faza e tretë.

Na gëzon fakti që tash e sa kohë jemi bashkë dhe brenda grupit nuk ka pasur shumë ndryshime, e kjo po na ndihmon që më shpejtë ta marrim veten.

Normalisht se gjithmonë dhemb kur nuk e arrin atë që do, por  duhet të shohim përpara dhe t'i lëmë prapa rezultatet zhgënjyese, sepse vetëm duke shikuar përpara e duke punuar fort, ecim si grup dhe rikthehemi tek rezultatet e edhe e arrijmë formën optimale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat