Berisha: Kemi ende shumë ndeshje

Futboll

Berisha: Kemi ende shumë ndeshje

Më: 6 mars 2022 Në ora: 20:48
Berisha: Kemi ende shumë ndeshje

Portieri Etrit Berisha tregoi sot se nuk është rastësi që Torino vendosi ta afronte në verë për të dhënë kontributin e tij në radhët e këtij ekipi.

Portieri i përfaqësueses shqiptare bëri debutimin si titullar pas mungesës së Milinkoviç-Saviç dhe tregoi se shumë mirë mund të luajë vazhdimisht rregullisht në portën e torinezëve, pasi në barazimin 0-0 ndaj Bolonjës, i dha shumë siguri repartit të prapavijës me pritjet e tij.

“Kemi zhvilluar ndeshjen që duhej të bënim, por nuk arritëm të shënonim.

Në fund, do të marrim këtë pikë dhe ecim përpara.

Kemi ende shumë ndeshje", tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat