El Clasico sërish në SHBA

Futboll

El Clasico sërish në SHBA

Më: 9 mars 2022 Në ora: 11:22
El Clasico sërish në SHBA

Gjigantët evropian të futbollit si Real Madridi, Barcelona, ​​Juventusi dhe Milani kanë rënë dakord të luajnë në një turne parasezonal në Las Vegas.

Ndeshjet do të zhvillohen në muajin korrik dhe publiku amerikan shpreson që deri atëherë pandemia të qetësohet dhe kufizimet për shkak të koronavirusit të mos ekzistojnë.

Klubet më të mira nga kontinenti i vjetër do të vizitojnë përsëri Shtetet e Bashkuara në një përpjekje për të kombinuar praktikën sportive me tërheqjen e investitorëve të rinj dhe zgjerimin e tregut.

Pas një pauze pesëvjeçare, “El Clasico” do të mbahet sërish në tokën amerikane. Kjo ka ndodhur për herë të fundit në Majami në vitin 2017, kur skuadra katalana shënoi fitore me 3-2. Ishte ndeshja e fundit e Nejmarit me fanellën e Barcelonës, para se të largohej te PSZH për 222 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat