Skënderbeu gjen një super trajner

Futboll

Skënderbeu gjen një super trajner

Më: 9 mars 2022 Në ora: 18:01
Skënderbeu gjen një super trajner

Largimi i Migen Memellit nga stoli i Skënderbeut la një boshllëk në skuadrën korçare ku entuziazmi nuk është i mirë për shkak të rezultateve të dobëta. Por drejtuesit nuk janë gjetur të papërgatitur.

“Panorama Sport” zbulon se pas një bisede mes presidentit Ardjan Takaj dhe trajnerit Skënder Gega, ky i fundit ka pranuar të firmosë një kontratë 1.5 vjeçare.

Një mision i vështirë për Gegën, por do të kërkojë tashmë të shpëtojë Skënderbeun. Lajmi konfirmohet për gazetën nga burime zyrtare në klubin korçar.

Skënder Gega drejtoi Partizanin drejt titullit kampion e tashmë do të përpiqet të shpëtojë Skënderbeun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat