Juventusi nuk ndalet

Futboll

Juventusi nuk ndalet

Më: 10 mars 2022 Në ora: 12:52
Juventusi nuk ndalet

Juventusi nuk ka zgjidhur ende disa telashe që mbajnë peng merkaton e klubit, si rinovimin e Dibala apo firmën me Morata. Por ndërkohë, klubi bardhezi po punon për të ardhmen dhe po piketon përforcime të reja për edicionin e ardhshëm.

Nga Anglia vijnë zëra të vazhdueshëm për interesimin e bardhezinjve për Pol Pogba. Po ndërkohë në Itali insistohet se objektivi i vërtetë i mesfushës është një lojtar tjetër.

Italiani Zhorzhinjo duket se është gati të largohet nga Premier Liga pas 4 viteve në radhët e Çelsit dhe Juventusi ka nisur kontaktet për të siguruar firmën e tij.

“La Gazzetta dello Sport” bën të ditur se Juventusi mendon të përfitojë nga një dekret qeveritar që do ta ndihmojë për të amortizuar rrogën e futbollistit, duke paguar vetëm 50% të taksave për të.

Kështu, rroga prej 6 milion eurosh në sezon që kërkon futbollisti, do t’i kushtonte vetëm 9 milionë euro bruto, shumë më pak se sa disa eksperimente të viteve të fundit që kanë rezultuar të dështuar, si Ramsej apo edhe Rabio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat