Manchester Utd – Tottenham, formacionet startuese

Futboll

Manchester Utd – Tottenham, formacionet startuese

Më: 12 mars 2022 Në ora: 17:49
Tottenham

Sot me fillim nga ora 18:30 në stadiumin “Old Trafford” do të zhvillohet ndeshja mes Manchester United dhe Tottenham, shkruan Insporti.

Spurs kanë dy ndeshje më pak dhe gjenden në vendin e shtatë, me Red Devils që janë vetëm dy pozita para.

Takimi i fundit në Old Trafford mes dy ekipeve prodhoi një nga ndeshjet më të mira të Spurs, me Lilywhites që ishin të shfrenuar në Mançester teksa mposhtën United me rezultat 6-1.

Image

Manchester Utd

Harry Kane dhe Heung-min Son shënuan dy gola në atë fitore të bujshme, me Serge Aurier dhe Tanguy Ndombele që gjithashtu që gjetën rrjetën.

FORMACIONET ZYRTARE:

Manchester United (4-2-3-1): De Gea; Dalot, Maguire, Varane, Telles; Fred, Matic; Sancho, Pogba, Rashford; Ronaldo.

Tottenham (3-4-2-1): Lloris; Romero, Dier, Davies; Doherty, Hojbjerg, Bentancur, Reguilon; Son, Kulusevski; Kane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat