Manaj vlerësohet me notën 7.1

Futboll

Manaj vlerësohet me notën 7.1

Më: 12 mars 2022 Në ora: 19:45
Manaj vlerësohet me notën 7.1

Rey Manaj-t iu deshën vetëm gjashtë minuta për të realizuar golin e katërt sezonal. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare që aktivizohet në Serinë A ka arritur të gjejë sërish rrugën e rrjetës me Spezia-n në Itali.

Manaj u fut në fushë përgjatë pjesës së dytë, në minutën e 68-të në përballjen ndaj Cagliari-t, teksa shënoi golin e dytë për skuadrën e tij në minutën e 74-t.

Futbollisti kuqezi mori bukur një top brenda zonës, ndërsa shmangu kundërshtarët dhe goditi me të majtën sferën që përfundoi në cepin e rrjetës.

Sipas uebsajtit të specializuar për statistika “SofaScore”, Manaj vlerësohet me notën 7.1, teksa luajti vetëm për 22 minuta. Bomberi shqiptar ka shënuar edhe ndaj Bologna-s dhe Spezia-s (2 gola).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat