Milani fiton, kryeson në Serie A

Futboll

Milani fiton, kryeson në Serie A

Më: 12 mars 2022 Në ora: 23:04
Milani fiton, kryeson në Serie A

Milani ka fituar me rezultat minimal 1:0 në shtëpi ndaj Empolit në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Serie A.

Rossonerët kanë vazhduar me fitore në kampionat, duke triumfuar ndaj Empolit dhe duke rritur epërsinë me ndjekësit në pozitën e parë.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve, të cilët krijuan shumë raste, por arritën vetëm një herë ta tundin rrjetën.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 19-të dhe ishte mbrojtësi Pierre Kalulu, i cili shënoi një gol të bukur nga distanca për epërsinë 1-0.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë e barabartë, me të dyja skuadrat që patën rastet e veta, por me mysafirët më kërkues për golin e barazimit.

Megjithatë, pas 45 minutave në këtë pjesë, portat mbeten të paprekura dhe Milani iu gëzua në fund fitores minimale 1-0.

Pas kësaj fitore, Milani e sheh veten në pozitën e parë me 63 pikë apo pesë me shumë se Interi i dyti me dy ndeshje më pak, ndërsa Empoli zë vendin e 13-të me 32 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Rossonerët udhëtojnë te Cagliari, ndërsa Empoli e pret Veronën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat