​Haaland në Barcelonë? Laporta jep lajmin e fundit

Futboll

​Haaland në Barcelonë? Laporta jep lajmin e fundit

Më: 13 mars 2022 Në ora: 20:41
Erling Haaland

Afati kalimtar i verës nuk pritet të jetë aq bombastik sa mund të presin tifozët e Barcelonës.

Emra të njohur e shumë premtues janë duke u lidhur me një transferim në “Camp Nou” para fillimit të sezonit të ardhshëm, por presidenti i Barcelonës Joao Laporta ka frenuar entuziazmin e krijuar.

Në një intervistë të fundit të dhënë për mediat spanjolle, Laporta ka folur edhe për mundësinë e transferimit të yllit të Vorussia Dortmundit Erling Haaland për të cilin ka thënë se është një operacion i papërballueshëm për klubin e tij.

"Ka blerje që nuk mund t'i bëjmë. Edhe sikur të kishim situatën më të mirë financiare në botë. Nuk mund të përballonim transaksione që do të rrezikonin llogaritë tona”, tha fillimisht Laporta

“Deri më tani kemi qenë të shqetësuar për sigurimin e arkës së klubit”, vijon ai. "Por tani është bërë stabilizimi i situatës. Ne duhet të shpëtojmë veten. Unë i kuptoj ëndrrat e tifozëve, Alemany dhe Jordi po punojnë për të përmirësuar skuadrën dhe ne synojmë të bëjmë operacione në hyrje”, tha në fund i pari i Barçës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat