Evra, shumë i ashpër me Juventusin

Futboll

Evra, shumë i ashpër me Juventusin

Më: 17 mars 2022 Në ora: 11:01
Evra, shumë i ashpër me Juventusin

Dy vite e gjysmë te Juventusi, me dy tituj të fituar dhe një finale Champions-i me ngjyrat bardhezi. Ky është Patrice Evra, i cili ka komentuar kolapsin e pësuar nga Juventusi në 1/16 e Champions League ndaj Villarrealit.

Analisti i “Prime Video”, Evra e shpalli të pafajshëm Max Allegrin, duke drejtuar gishtin te cilësia e dobët e skuadrës së Juventusit: “Jam i zhgënjyer nga ajo që tregoi Juventusi këtë mbrëmje.

Allegri po bën mrekulli në Serie A, sepse nuk ka cilësi në këtë skuadër, veçanërisht në mesfushë. Ne kishim Marchisio, Vidal, Pirlo…

Sot nuk e pashë Arthur të bënte ndryshim loje. Kjo ishte ajo që kishte rëndësi të bëhej këtë mbrëmje”.

Sipas Evra, Juventusi paguan mbi të gjitha për mundësitë e pashfrytëzuara në pjesën e parë: “Në futboll ka një gjë që është thelbësore, ndryshimi midis aktit dhe reagimit. Nëse humbisni katër mundësi të tilla të qarta në Champions League, ju paguani për to.

Më pas është e vështirë të rikuperosh, nëse gjendesh në disavantazh. Juve nuk u përpoq ta fitonte këtë ndeshje. Në pjesën e parë bëri mirë, në të dytën kryenin pesë pasime para se Cuadrado të merrte topin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat