Southgate shpjegon vendimet e tij

Futboll

Southgate shpjegon vendimet e tij

Më: 17 mars 2022 Në ora: 18:22
Southgate shpjegon vendimet e tij

Kombëtarja angleze ka një brez të shkëlqyer futbollistësh dhe vendimet e Gareth Southgate krijojnë gjithmonë debat dhe diskutime. “Tre Luanët” do të luajnë në shtëpi dy miqësore në fundin e marsit.

Trajneri i Anglisë ka grumbulluar 25 lojtarë për takimet me Zvicrën (26 mars) dhe Bregun e Fildishtë (29 mars). Disa emra të rëndësishëm nuk bëjnë pjesë ndër të preferuarit e Southgate.

Mbi të gjithë Jadon Sancho, Fikayo Tomori apo edhe Markus Rashford. Gjithsesi, trajneri i kombëtares ishullore e ka një shpjegim për të gjithë të pakënaqurit.

Lista e lojtarëve të grumbulluar

Portierë: Pickford, Pope, Ramsdale
Mbrojtës: Alexander-Arnold, Coady, Guehi, James, Maguire, Mings, Shaw, Stones, White
Mesfushorë: Bellingham, Gallagher, Henderson, Mount, Rice, Ward-Prose
Sulmues: Abraham, Foden, Grealish, Kane, Saka, Smith Rowe, Sterling.

“Kemi shumë lojtarë sulmues në përbërje, lojtarë që në idenë tonë të lojës janë një hap përpara Sanchos. Ai është përmirësuar në ndeshjet e fundit, por ka konkurrencë të madhe në atë pozicion ku luan.

I njëjti diskutim vlen edhe për Rashford, ai vetëm duhet të mendojë për të luajtur mirë sepse nuk është në momentin e tij më të mirë”, deklaroi Gareth Southgate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat