Vendimet e Komisionit të Garave të FFK-së

Futboll

Vendimet e Komisionit të Garave të FFK-së

Më: 18 mars 2022 Në ora: 17:19
Vendimet e Komisionit të Garave të FFK-së

Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje Abdyl Bellopoja kryetar, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati, anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 18.03.2022, ka diskutuar për ndeshjet e çerekfinales së Kupës së Republikës së Kosovës për edicionin 2021/2022. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

Vendime:

1.Regjistrohen ndeshjet çerekfinales së Kupës së Republikës së Kosovës me rezultatet e arritur në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjes, Komisioni i garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicime disiplinore

Ndaj: Lojtarit të FC ”Ballkani” me nr fanelle.9 Albion Rrahmani dhe nr ID#000840M00. MOTIVI: Goditje me taka të ngritura nga mbrapa, duke e rrezikuar shëndetin e lojtarit kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ballkani-Prishtina.

Ndaj: Lojtarit të FC ”Ballkani” me nr fanelle 45 Theofilus Solomon dhe nr ID#028313M97.MOTIVI: Në minuten e 120, godet me brryl në fytyrë lojtarin kundërshtar, duke e rrezikuar shëndetin e tij, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ballkani-Prishtina, njofton Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë, Abdyl Bellopoja, kryetar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat