Kastrioti në formë, thyen edhe Partizanin

Futboll

Kastrioti në formë, thyen edhe Partizanin

Më: 19 mars 2022 Në ora: 15:48
Kastrioti në formë, thyen edhe Partizanin

Kastrioti i falet sërish sulmuesit Kaina për të marrë fitoren e radhës në Kamzë. Skuadra e Emiliano Çelës mposhti 1-0 Partizanin, dhe tani numëron katër fitore dhe një barazim në pesë ndeshjet e fundit shtëpiake.

Pjesa e parë ishte e luftuar, ndërsa rastin më të mirë e pati Stenio Junior në minutën e fundit. Braziliani humbi një shans të artë me portën bosh pas asistit të Carës, duke kryer një tjetër gafë fatale si në derbin me Tiranën.

“Demat” kishin një tjetër mundësi për të kaluar në avantazh në minutën e 57-të. Arbitri Alla akordoi penallti pasi pa pamjet në VAR, duke e cilësuar të parregullt ndërhyrjen e Hussein ndaj Stenio Junior.

Sherif Kallaku mori përsipër ekzekutimin nga pika e bardhë dhe e dërgoi topin jashtë. Kastrioti mori zemër dhe dhjetë minuta përpara fundit gjeti golin e avantazhit. Kaina shfrytëzoi një krosim të Hasanit, fitoi duelin ajror me mbrojtësit kundërshtare dhe nisi festën krutane. Goli i gjashtë në Superiore për 24-vjeçarin latin.

Vendasit menaxhuan mirë avantazhin dhe morën tre pikë fantastike për objektivin mbijetesë. Vendi i gjashtë dhe 28 pikë për Kastriotin, po aq sa Teuta, ndërsa Partizani regjistroi humbjen e shtatë sezonale dhe mbetet në vend të pestë me 35 pikë.

Abissnet Superiore
Java e 26

Kastrioti-Partizani 1-0 (Kaina 80′).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat