Ancelotti: Barcelona nuk përjashtohet nga gara për titull

Futboll

Ancelotti: Barcelona nuk përjashtohet nga gara për titull

Më: 19 mars 2022 Në ora: 18:48
Ancelotti: Barcelona nuk përjashtohet nga gara për titull

Carlo Ancelotti tregoi vetëpërmbajtje në në konferencën për shtyp në prag të “El Clasicos” së dytë të sezonit. Për mungesën e Benzemasë, tashmë e konfirmuar, deklaroi: “Në Paris luajti sepse mundi, por këtë herë nuk është stërvitur asnjë ditë me grupin dhe ka ende një shqetësim. Nuk do të shkojë as në grumbullimin e Francës, do të qëndrojë në Madrid”.

Lumturia në tribuna dhe serioziteti në fushë… A është kjo formula?

Nëse në fund të ndeshjes do të ketë gëzim, po. Serioziteti është çelësi, sigurisht. “El Clasico” është ndeshje e veçantë, ku duhet të tregojmë më të mirën. Ne shkojmë me besim.

A do të rrezikonte Benzema nëse do të ishte një finale?

“Ne nuk kemi rrezikuar kurrë. Ndaj Parisit ai nuk rrezikoi, luajti, sepse mundi. Por jo nesër, sepse nuk është stërvitur me grupin”.

A mund të fitohet një “El Clasico” pa Benzemanë?

Mendoj se po. Karim është një pjesë shumë e rëndësishme, por pa të duhet të vazhdosh punën dhe të kërkosh zgjidhje të ndryshme.

Mendoni se një nënshkrim me një sulmues si Haaland do të ishte i dobishëm për t’i dhënë frymëmarrje Benzemasë?

Unë nuk jam i shqetësuar. Benzema është 34 vjeç dhe sa herë që kthehet, ka bërë diferencën. Ka shqetësime të vogla. Në këto dy javë ai do të shërohet dhe do të kthehet në jetë i rëndësishëm.

Nëse Barcelona nuk fiton, a është jashtë luftës për La Liga?

Nuk do ta përjashtoja Barcelonën në asnjë rast, sepse do të luftojë deri në ndeshjen e fundit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat