Triumfojnë Ferizaj dhe Vushtrria 

Futboll

Triumfojnë Ferizaj dhe Vushtrria 

Nga: K.G. Më: 20 mars 2022 Në ora: 15:15
Triumfojnë Ferizaj dhe Vushtrria 

Ferizaj dhe Vushtrria vazhdojnë luftën e ashpër për kreun e tabelës në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, Grupi B.

Ferizaj si vendas shënoi fitore me rezultat 2:1 ndaj Vitisë, në takimin e javës së 19-të.

Ferizaj kryeson me 40 pikë, ka një më shumë se Vushtrria në pozitën e dytë.

Vushtrria e mposhti me rezultat 3:1 Vllazninë e Pozhoranit.   

Vllaznia është e parafundit (i nënti) me 17 pikë e Vitia e fundit me 10 sosh.

Grupi B

Vushtrria - Vllaznia   3:1
Ferizaj - Vitia            2:1
R. Sadiku - Kika          1:1
2 Korriku – Flamurtari 0:2
Arbëria - F. Kosova  1:2

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat