Skënderbeu - Kukësi, formacionet

Futboll

Skënderbeu - Kukësi, formacionet

Më: 20 mars 2022 Në ora: 15:56
Skënderbeu - Kukësi, formacionet

Skënderbeu-Kukësi është ndeshja që do të mbyllë javën e 26-të të Abissnet Superiore. Korçarët, të cilët qëndrojnë në fund të renditjes kërkojnë në çdo formë që të grumbullojnë pikë, në mënyrë që të shpëtojnë nga rrëzimi prej kategorisë, një mission i vështirë ky duke ditur se deri më tani kanë grumbulluar vetëm 18 pikë dhe gara është shumë e fortë.

Ndërsa Kukësi nga ana tjetër ndodhet në vend të tretë me 42 pikë dhe kërkon që të mos bjerë nga zona e Europës.

Ndërsa na ndan rreth një orë nga startimi i kësaj ndeshje, trajnerët Skënder Gega dhe Diego longo kanë vendosur edhe se si do të luajnë skuadrate tyre sot.

Formacionet zyrtare:

Skënderbeu: Rexhepi, Zguro, Sadria, Shehi, Frashëri, Jean Vicktor, Randy, Moraes, Berisha, Mara, Pusi.

Trajneri: Skënder Gega

Kukësi: Tafas, Ndreca, Pëllumbi, Lulaj, Gligorov, De Lucas, Gj.Taipi, Sh.Taipi, Milunovic, Basa, Puntus.

Trajneri: Diego Longo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat