Çfarë u vendosë në mbledhjen e KE FFK-së?

Futboll

Çfarë u vendosë në mbledhjen e KE FFK-së?

Më: 22 mars 2022 Në ora: 22:40
Çfarë u vendosë në mbledhjen e KE FFK-së?

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, sot mbajti mbledhjen e vet të radhës nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, ku diskutoi shumë çështje me rëndësi për futbollin e Kosovës.

KE analizoi edhe rrjedhën e garave në të gjitha rangjet duke konstatuar se ato kanë rrjedh normale dhe sipas dinamikës së paraparë, ku është duke u zhvilluar faza e katërt dhe ka një rivalitet të madh sportiv në kufij të korrektësisë.

KE shqyrtoi dhe miratoi Raportin e Auditorit të jashtëm për pasqyrat financiare për vitin 2021, opinioni i të cilit ishte se pasqyrat janë të drejta dhe të kompletuara sipas rregullave.

KE analizoi dhe përgatitjet për organizimin e rrethit elitë të garave për Kombëtaret U17 të femrave, e ku krahas Kosovës tashmë ekipet pjesëmarrëse Gjermania, Sllovenia dhe Austria tashmë kanë arritur dhe janë akomoduar në Kosovë.

FFK-ja përkatësisht ekipi organizativ i këtij rrethi ka marrë të gjitha masat për mikpritjen dhe zhvillimin normal të garave.

KE shqyrtoi edhe përgatitjet për ndeshjet e Kombëtares “A” , U-21 dhe të Kombëtares U-19, të cilat po ecin sipas plan-programit.

KE shqyrtoi edhe Parashtresa dhe ankesat drejtuar këtij Organi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat