Januzaj: Unë e di mirë situatën time

Futboll

Januzaj: Unë e di mirë situatën time

Më: 23 mars 2022 Në ora: 12:37
Januzaj: Unë e di mirë situatën time

Kontrata e lojtarit me origjinë shqiptare, Adnan Januzajt me Real Sociedadin përfundon më 30 qershor dhe duket se mes palëve ende nuk po flitet për rinovimin e saj.

Sulmuesi që është grumbulluar me kombëtaren e Belgjikës ka tërhequr shumë vëmendjen e klubit të Napolit.

Duke folur në konferencën për mediet nga grumbullimi, Januzaj theksoi se për të ardhmen duhet të flasë njëherë me agjentin e tij Mino Raiolën dhe nuk do dëshironte të deklaronte asgjë pa e diskutuar me të.

“Nuk kam folur me Mertens, jam i fokusuar te Real Sociedad. Njerëzit flasin. Unë e di mirë situatën time, vendimet që do të marr më shqetësojnë mua, familjen time dhe Mino Raiolën. Mino është shumë kërkues, kam disa vite që punoj me të dhe flasim shumë”, tha ai.

Nëse 27-vjeçari do të kalonte te Napoli, atje do të gjente Amir Rrahmanin, një tjetër lojtar shqiptar, por që te klubi italian ka pozita shumë të mira, pasi ka fituar bindshëm rolin e titullarit./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat