Qeveria e Britanisë jep lajmin e mirë për tifozët e Chelseat

Futboll

Qeveria e Britanisë jep lajmin e mirë për tifozët e Chelseat

Më: 23 mars 2022 Në ora: 21:41
Ilustrim

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka ndryshuar licencën e përgjithshme të dhënë për Chelsean duke njoftuar se klubi tani do të lejohet të shesë bileta për ndeshjet jashtë vendit dhe ndeshjet e kupës.

“Bluve” iu ndalua të shisnin bileta pasi pronari Roman Abramovich u sanksionua për lidhjet e tij me presidentin rus Vladimir Putin.

Por qeveria tani ka vendosur një normë të veçantë për tifozët për ndeshjet e kupave dhe ndeshjet e kategorisë së femrave me kusht që Chelsea të mos i marrë këto të ardhura.

"Qeveria ka bërë sot ndryshime në licencën për klubin e futbollit Chelsea, në mënyrë që tifozët të kenë mundësi të aksesojnë biletat për ndeshjet jashtë, ndeshjet e kupave dhe ndeshjet e kategorisë së femrave”, ka thënë Ministri i Sporteve në Mbretërinë e Bashkuar, Nigel Huddleston

“Unë do të doja të falënderoja tifozët për durimin e tyre ndërsa ne jemi angazhuar me autoritetet e futbollit për ta bërë të mundur këtë. Që kur Roman Abramovich u shtua në listën e sanksioneve të Britanisë së Madhe për lidhjet e tij me Vladimir Putinin, ne kemi punuar fuqishëm për të siguruar që klubi të vazhdojë të luajë futboll, duke siguruar që regjimi i sanksioneve të vazhdojë të zbatohet”.

Amendamenti do të thotë se tifozët e Chelseat do të jenë në gjendje të blejnë bileta për ndeshjet e ardhshme jashtë Premier Ligës, me të ardhurat që do shkojnë në arkat klubit vendas.

Tifozët vizitorë do të jenë gjithashtu në gjendje të blejnë bileta për ndeshjet e mbetura të Chelseat në Premier Ligë dhe parat do të shkojnë në konton e Federatës së Anglisë.

Për ndeshjet e ardhshme të FA Cup dhe Ligës së Kampionëve, tifozët do të mund të blejnë bileta me të ardhurat e mbledhura nga organizatori përkatës i kompeticionit ose klubi vendas.

Qeveria ka bërë një përjashtim për ndeshjet e Superligës së Femrave për të lejuar tifozët të blejnë bileta në shtëpi dhe jashtë, për shkak të rrezikut që ndeshjet të luhen me tribuna të zbrazëta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat