Vendim i Komisionit për Ankesa i FFK-së

Futboll

Vendim i Komisionit për Ankesa i FFK-së

Më: 25 mars 2022 Në ora: 15:27
Vendim i Komisionit për Ankesa i FFK-së

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje Sitki Baftiu kryetar, Remzi Azemi dhe Bekim Behrami anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë: 25.03.2022 shqyrtoi e ankesën e KF “Arbanasi 1982” me nr Reference: 10339/1 datë 18.03.2022 .

Vendimi:

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 25.03.2022 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara konstatoj se: Vendimi i Komisionit të Garave i Ligës së Tretë, datë: 15.03.2022 , Vërtetohet.

Arsyetimi:

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, pas shyrtimit të ankesës dhe provave të shqyrtuara mori këtë vendim bazuar në nenin 119 pika A të Rregullores Disiplinore të publikuar në ëeb faqen e FFK me datë 30 korrik të vitit 2021.

Në bazë të administrimit të provave, shkresave të lëndës vendimi është i drejtë dhe në përputhje me aktet normative të FFK-së si dhe dëshmive në lëndën e kompletuar dhe të gjitha pretendimet e palës ankuese janë të pa bazuar. Bazuar ne faktet e paraqitura gjatë shyqrtimit të ankesës Komisionit për Ankesa -shkalla e dytë, adminsitroi në tërësi shkresat e lëndës dhe konstaton se vendimi i Komisionit të Garave të Ligës së Tretë – Rajoni i Dukagjinit ështe i drejtë.

KF “Arbanasi 1982”, në ndeshjen Arbanasi-Pirana xhiro e 11 e Ligës së Tretë zhvilluar 13.03.2022 ka aktivizuar lojtarin Dren Maralusha me nr licence 14 pa të drejtë loje dhe që nuk ishte i regjistruar në protokolin zyrtar .Mos evendetimi i lojtarit Dren Marausha në protokolin zyrtar është gabim bazik, njofton Sitki Baftiu, kryetar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat