Vendimet e Komisionit Disiplinor të FFK-së

Futboll

Vendimet e Komisionit Disiplinor të FFK-së

Më: 25 mars 2022 Në ora: 15:28
Vendimet e Komisionit Disiplinor të FFK-së

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 25.03.2022 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 19-të të Ligës së Dytë edicioni 2021-2022.

Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve mori këtë:

Vendimi:

Lojtari i KF ”Prizreni”, Beson Osmanaj me nr fanelle 3 dhe nr ID 003139M00.

Në ndeshjen e Ligës së Dytë, Prizreni-KEK-u zhvilluar me 23.03.2022 në Prizren , në minuten 39 ndëshkohet me karton të kuq . Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A i Rregullores disiplinore; Dënohet me dy (2) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK, njofton Komisioni disiplinor; shkalla e parë, kryetar: Metë Çeku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat