​“Katar 2022”, sot zhvillohen dy finalet e play-off-it

Futboll

​“Katar 2022”, sot zhvillohen dy finalet e play-off-it

Më: 29 mars 2022 Në ora: 09:22
Foto ilustrim

Poloni-Suedi dhe Portugali-Maqedoni e Veriut, janë dy finalet e fazës së play-off-it të Kampionatit Botëror “Katar 2022”

Me kuriozitet të madh po pritet ballafaqimi ndërmjet Portugalisë dhe Maqedonisë së Veriut pasi kjo e fundit bëri befasinë e madhe duke e eliminuar kampionin e Evropës Italisë që e mposhti në tokën italian me rezultat minimal 1-0, ndërsa Portugalia arriti në finale pas fitores ndaj Turqisë me rezultat 3-1.

Suedia triumfoi me rezultat 1-0 ndaj Republikës së Çekisë, kurse Polonia kaloi në finale pa ndeshje pas përjashtimit të Rusisë nga të gjitha garat e UEFA-së dhe FIFA-së.

Të dy ndeshjet startojnë nga ora 20:45.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat