Asensio pozon përballë Duomos

Futboll

Asensio pozon përballë Duomos

Më: 29 mars 2022 Në ora: 15:59
Asensio pozon përballë Duomos

Marco Asensio ndodhet në një udhëtim në Milano. Anësori i Real Madridit ka përfituar nga ndalesa e kampionatit në funksion të kombëtareve (duke mos u thirrur nga kombëtarja spanjolle) dhe ka kaluar disa ditë relaksi në kryeqytetin lombard.

Një udhëtim kënaqësie nga futbollisti spanjollo-holandez, i përjetësuar nga postimet në Instagram nga ai dhe e dashura, Sandra Garal. Të dy shfaqen të lumtur dhe të përqafuar para Katedrales, me mesazhin reciprok: “Dashuria ime”.

Një postim social i paplanifikuar, që natyrshëm ndezi spekulime në merkaton e Milanit, bashkë me ëndrrat e tifozëve kuqezinj.

Autori i golit 4-1 të Real Madridit ndaj Juventusit në finalen e Ligës së Kampionëve 2017 është në listën e kandidatëve të kualifikuar për të veshur fanellën e Milanit sezonin e ardhshëm.

Kjo, pavarësisht se kontrata e tij nuk skadon menjëherë, por më 30 qershor 2023. Kostoja e kartonit të tij do të ishte rreth 30 milionë euro, ndërsa paga peshon 5 milionë në sezon. Mbetet të shihet si do të rrjedhin ngjarjet, teksa kuqezinjtë kanë marrëdhënie të shkëlqyera me “Casa Blanca”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat