Manchester United e shpërblen Fernandesin

Futboll

Manchester United e shpërblen Fernandesin

Më: 31 mars 2022 Në ora: 09:33
Bruno Fernandes

Manchester United ka vendosur ta shpërblejë Bruno Fernandesin për formën jetësore nëpër të cilën po kalon.

Mesfushori portugez e ka nisur këtë vit në mënyrë të shkëlqyeshme me “Djajtë e Kuq”.

Por, ai e konfirmoi formën solide edhe me Kombëtaren e Portugalisë, të cilën e dërgoi në Kampionat Botëror pasi i realizoi dy gola ndaj Maqedonisë së Veriut në finalen e “play-offit”.

E gazetari sportiv italian Fabrizio Romano njofton se futbollisti portugez ka arritur marrëveshje me gjigantin britanik për vazhdimin e bashkëpunimit.

Me këtë rast, futbollisti ofanziv do të nënshkruajë kontratë të re pesëvjeçare deri në verën e vitit 2027.

Gjuha e përbashkët është arritur në të gjitha aspektet, kështu që futbollisti kreativ shumë shpejt do ta hedhë të zezën mbi të bardhë.

Fernandes është bërë lojtar mjaft i rëndësishëm i United dhe njëri prej futbollistëve më të mirë në Premierligë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat