Tirana në ankth

Futboll

Tirana në ankth

Më: 31 mars 2022 Në ora: 12:51
Tirana në ankth

Redon Xhixha rrez ikon ndeshjen me Kukësin. Lojtari është parë të vrapojë rreth fushës gjatë stërvitjes së ditës së mërkurë. Nga ana tjetër, është mësuar se lojtari ka një problem me një gisht të këmbës.

Ai është shkelur nga një shok dhe gishti i është fryrë. Për të mos e rrezikuar më tepër, stafi ka lënë vetëm me vrapime futbollistin që të mos përkeqësojë gjendjen e sulmuesit.

Nuk dihet nëse Xhixha do të jetë në sfidën me Kukësin, por kjo mbetet për t’u parë dhe lidhjet me reagimin e hematomës. Deri të shtunën janë edhe dy stërvitje e situata mund të ndryshojë nga momenti në moment.

Edhe për Marsel Ismajlgecin shanset janë të mira që ai të jetë në fushë ditën e shtunë. Nga ana tjetër, pjesa e grupit është pa probleme. Shqetësojnë vetëm sportistët me tre kartonë: Hoti, Behiratçe e Hoxhallari. Nëse ata ndëshkohen me karton të verdhë, humbasin sfidën me Skënderbeun.

FORMACIONI – Tirana ka vazhduar përgatitjet për sfidën me Kukësin. Tirana prej ditësh po përgatitet për ndeshjen e tretë në Superiore me verilindorët. I vetmi lojtar që mungon në këtë sfidë është Majkëll Ngo, i cili është i dëmtuar.

Trajneri Orges Shehi ka kërkuar përqendrim në stërvitje. Ai ka punuar me 11- shen që do të hedhë në fushën e lojës. Për sa u përket lojtarëve, Shehi me shumë mundësi do të hedhë të njëjtin formacion në fushë. Në portë aktivizohet Bekaj.

Në mbrojtje Toshevski, Najdovski dhe Behiratçe në stol, Hoxhallari e Ismajlgeci. Në mesfushë Totre, Toli e Limaj dhe në sulm treshja De Silva, Seferi e Xhixha. Nëse Xhixha nuk luan, atëherë luan Behiratçe ose Gjumsi.

Nëse bardheblutë ia dalin që të shpallen matematikisht kampionë, kanë vendosur që të aktivizojnë lojtarët e rinj, për t’i promovuar për sezonin e ri futbollistik. Tirana ka humbur takimin e parë me Kukësin, ndërsa në sfidën e dytë ka tronditur verilindorët dhe Longon, duke u futur katër gola në 90 minuta e duke i larguar nga lufta për titull.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat