Përfaqësues të Unitedit kanë biseduar e Pochettinon

Futboll

Përfaqësues të Unitedit kanë biseduar e Pochettinon

Më: 31 mars 2022 Në ora: 19:49
Përfaqësues të Unitedit kanë biseduar e Pochettinon

Manchester Unitedi është duke përparuar në procesin e angazhimit të trajnerit të ri, me Mauricio Pochettinon që thuhet të jetë kontaktuar për këtë post.

Figura të njohura të Djajve të Kuq kanë biseduar me trajnerin e Paris Saint-Germainit për ta zëvendësuar Ralf Rangnickun në Old Trafford – shkruan Daily Star.

Shefi ekzekutiv i Unitedit, Richard Arnold, dëshiron t’i ketë opsionet e hapura, në mënyrë që ta gjejë njeriun e duhur për ekipin. Ndërsa ish-trajneri i Tottenham Hotspur tash e një kohë është përmendur favorit për postin.

Pochettino rrezikon shkarkimin nga PSG pas eliminimit të hershëm nga Liga e Kampionëve, ashtu që Unitedi dëshiron të ndërhyjë për angazhimin e argjentinasit në verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat