Seferi kalon Odise Roshin

Futboll

Seferi kalon Odise Roshin

Më: 1 prill 2022 Në ora: 11:58
Seferi kalon Odise Roshin

Tirana është duke kryesuar kampionatin shqiptar, por nga ana tjetër është edhe ekipi i Superiores që vlen më tepër.

Rritje të madhe kanë pasur lojtarët e bardhebluve në bazë të vlerësimit së bërë nga “Transfermarkt”.

Kështu, Taulant Seferi ka arritur kuotën e 500 mijë eurove për të kaluar edhe disa legjionarë të Kombëtares si Odise Roshi që vlen 450 mijë euro, Ylber Ramadani që kushton 400 mijë euro dhe për të arritur Klaus Gjasulën, 500 mijë euro.

Rritje ka pësuar edhe Xhixha që shkon në kuotën e 425.000 euro, ndërsa Ennur Tore, Hoxhallari dhe Bekaj kanë pasur një rritje me 50.000 euro. I vetmi lojtar që ka rritje të konsiderueshme dhe nuk i përket Tiranës është Guindo, që tanimë vlen 400.000 euro dhe është rritur me 125.000 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat