Franca beson te triumfi në Botëror

Futboll

Franca beson te triumfi në Botëror

Më: 1 prill 2022 Në ora: 23:38
Franca beson te triumfi në Botëror

Franca beson te triumfi në Botëror!

Shorti i Kampionatit Botëror Katar 2022 dhuroi buzëqeshje për skuadrat favorite e mbi të gjitha për Francën, që ka në grup Danimarkën për herë të 7 në historinë e fazës finale të kompeticioneve si Europian e Botëror.

Megjithatë ajo që lumturon më shumë “gjelat” është se në 4 nga 7 rastet kur shorti e ka vënë përballë Danimarkës në grup, ia ka dalë të triumfojë dhe bëhet fjalë për Europianin e 1984-ës dhe atë të vitit 2000, si dhe në Botërorët e 1998-ës e atë të 2018-ës në Rusi.

Në të gjithë këto raste, Franca ia ka dalë të triumfojë ndaj Danimarkës në grup dhe të renditet para skandinavëve, ndërsa në fund ka ngritur edhe trofeun, teksa kjo koicidencë ka rritur besimin që “gjelat” mund të bëjnë bis dhe të ruajnë “mbretërimin” në botën e futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat