Mesfushori i Juventus, pranë rikthimit

Futboll

Mesfushori i Juventus, pranë rikthimit

Më: 2 prill 2022 Në ora: 17:10
Mesfushori i Juventus, pranë rikthimit

Mesfushori amerikan i Juventus, Weston McKennie mund të rikthehet në skuadër gjatë prillit, ndërsa që prej muajit shkurt ka qëndruar jashtë fushës së blertë për shkak të një dëmtimi që ka marrë në këmbë.

Lojtari i përfaqësueses së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk pritej të luante kaq shpejt pas dëmtimit të rëndë që mori. Gjithsesi McKennie pritet të luajë në javët në vazhdim pasi ka pasur progres të mirë.

Duke folur për “CBS Sports” mesfushori u shpreh: “Kur them se mund të rikthehem në prill, nënkuptoj se minimum të stërvitem me skuadrën. 

Sigurisht ka shumë faktorë që ndikojnë, por qëllimi im tani duke parë progresin që kam pasur, duket shumë i arritshëm. Ideale do ishte që të kthehesha në prill të luaja disa ndeshje para përfundimit të sezonit dhe me pas të vazhdoja me Nations League”.

McKennie nuk ka luajtur që nga 23 shkurti, kur u dëmtua në minutat e fundit të ndeshjes së Juves kundër Villarreal në Champions League, për raundin e të 16-ave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat