Çfarë po ngjan me Mullerin?

Futboll

Çfarë po ngjan me Mullerin?

Më: 3 prill 2022 Në ora: 13:21
Çfarë po ngjan me Mullerin?

Bayern Munih ka filluar punën për rinovimin e kontratës së Thomas Muller. Sulmuesit gjerman do I përfundojë kontrata në qershor të 2023-shit ashtu si Manuel Neuer dhe Robert Lewandowskit.

Mediet në Gjermani raportojnë se marrëveshja mes Muller dhe kampionëve në fuqi të Gjermanisë nuk është gjetur ende, pra ka ngecur, ndërsa shtohet se mes palëve ka pasur kontakte.

Klubi bavarez synon që ta mbajë lojtarin, që ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë 22 asistime në 37 paraqitje të këtij sezoni, edhe për shumë gjatë, megjithatë kjo gjë ende nuk është e sigurt.

32-vjeçari, që është që nga viti 2000 pjesë e klubit të Bayern, ka refuzuar shpesh herë oferta nga klubet e Premier League, megjithatë mbetet për t’u parë nëse edhe këtë herë do të zgjedhë qëndrimin te bavarezët.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat