Kritika të ashpra

Futboll

Kritika të ashpra

Më: 5 prill 2022 Në ora: 12:51
Kritika të ashpra

Legjenda e Manchester United, Wayne Rooney ka shprehur kritika të ashpra ndaj drejtuesve të klubit për situatën ku ndodhet skuadra e “Djajve të Kuq”.

Duke folur në “Night Football”, në “Sky Sports” ai kërkon rithemelimin e skuadrës, ndërsa cilëson si fajtorë të mungesë së rezultateve Paul Pogban dhe Cristiano Ronaldon.

 Sipas tij këta emra nuk kanë motivimin e duhur për të rritur grupin.

“Duhen lojtarë të rinj më të uritur të ngritur ekipin në 2-3 vitet e ardhshme. Vërtetë Ronaldo mbetet një kërcënim në sulm, por ai nuk është lojtari i njëjtë si në kohën kur ishte 20 vjeç.”-tha ai.

Më tej, duke folur për Pogban, Rooney shtoi: “Ai ka arritur një pikë ku është më mirë për të ecur përpara. Ai nuk ka pasur ndikimin që do të kishte dashur që kur u kthye në Manchester United. Unë e shikoj atë me Francën dhe ai është një lojtar krejtësisht tjetër aty".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat