Esat Mehmeti: Për takimin famëkeq në Gjilan, të kujt argat ishin e nga ishin?

Futboll

Esat Mehmeti: Për takimin famëkeq në Gjilan, të kujt argat ishin e nga ishin?

Nga: Kemajl Goca Më: 5 prill 2022 Në ora: 18:17
Esat Mehmeti: Për takimin famëkeq në Gjilan, të kujt argat ishin e nga ishin?

Legjenda e futbollit të Kosovës, Esat Mehmeti, është i revoltuar me rastin që ndodhin në stadiumin e Gjilanit, mes Gjilanit dhe Ballkanit, ku në minutën e 90+4, një tifoz pa fije turpi futet në fushë dhe shqelmon portierin e Ballkanit, Stivi Frashëri, i cili me urgjencë u dërgua spital, fatmirësisht tani gjendja e tij është e mirë. 

Ish portieri i mirënjohur, Mehmeti, është i çuditur se çfarë ngjau në fushë, duke pyetur të kujt argat ishin e nga ishin?         

Ndeshja u ndërpre kur rezultati ishte 1:1. 

“Për takimin famëkeq në Gjilan, si asnjëherë gjerë më sot në botën e futbollit nuk ka ndodh që dy portierë të janë ‘shkaktar’ të incidentit të paparë!? 

Frashëri dhe Koliçi ishin hero të ndeshjes. 

Frashëri deri në minutën famoze ishte mbret i 16-shit, është për çudi si e tërë mbrojtja e Ballkanit ishte inekzistente në momentin e pranimit të golit!? Me të drejtë goli fantastik i portierit, magjik Enea Koliçi në sekondat e fundit të ndeshjes ishte gëzim i madh për vendasit.

Ishte gol që për një sekondë shpërthej si vullkani në pankinë e tribuna në vrapim drejtë portierit për ta uruar për golin e shënuar.

Mbetëm të habitur nga dy tre shikues kur pamëshirshëm e sulmuan heroin e ndeshjes portierin Frashëri...
Ishte një shëmti e madhe që na ndodhi në sy te botës!? 

Prej 22 lojtarëve vetëm portieri Frashëri ishte cak e dy tre të çmendurve... 

E pa besueshme dhe enigmatike shtrohet pyetja për këta 2-3  individ në tërë stadiumin, të kujt argat ishin e nga ishin, a ishin shqiptar?

Si një ish sportist dhe kolegë i dy portierëve të shkëlqyeshëm Frashëri dhe Koliçi , të cilët i falënderojë për sportivitetin profesional dhe njerëzor  dhe njëherit i përshëndes ngrohtësisht, e dhimbshme që iu mungojë përqafimi i tyre në fund të takimit në cilësinë e heronjve të takimit.

Qoftë i fundit dhe asnjëherë i përsëritshëm të tilla raste. 

Gjilani e Drita, shikuesit e flakët nuk meritojnë dënim e ndëshkim për dy - tre individ që për momentin ishin në afekt!”, ka shkruar Mehmeti në profilin e tij më facabook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat