De Bruyne: Ja çfarë na pret në Spanjë

Futboll

De Bruyne: Ja çfarë na pret në Spanjë

Më: 6 prill 2022 Në ora: 15:24
De Bruyne: Ja çfarë na pret në Spanjë

Manchester City ka fituar raundin e parë të sfidës së dyfishtë me Atletico Madrid në çerekfinalet e Champions League. Ndeshja është vendosur nga një gol i Kevin de Bruyne në pjesën e dytë.

Sfida e luajtur në Etihad ka qenë pa histori, me skuadrën e Guardiola-s që ka dominuar nga fillimi deri në fund, ndërsa lojtarët e Diego Pablo Simeone-s kanë menduar vetëm të mbrohen dhe të godisnin me kundërsulme.

Belgu ka arritur të çajë murin e Colchoenros dhe ka thënë për BT Sports pas ndeshjes: “Pjesa e parë ka qenë shumë e vuajtur, Atletico ishte shumë i mbyllur, janë shumë mbrojtës, ky është stili i tyre.

“Në pjesën e dytë kemi krijuar disa raste dhe kemi arritur të shënojmë. Foden ka qenë gjenial me pasimin dhe mua nuk më mbetej gjë tjetër vetëm që të ruaja qetësinë”, ka thënë De Bruyne.

Për herën e parë nën drejtimin e Diego Simeone-s, Atletico Madrid nuk ka bërë asnjë gjuajtje në portë në një ndeshje, duke marrë parasysh të gjitha kompeticionet.

“Para se të na thonë ndonjë gjë për finalizimin e aksioneve, ftoj këdo të luajë një ndeshje kaq të komplikuar. Dukej një ndeshje stërvitore me fushë të reduktuar”, ka shtuar De Bruyne.

“Ishte shumë e rëndësishme të ruanim qetësinë dhge të gjenim hapësirat edhe duke rrezikuar ta humbnim topin. Pres diçka të ngjashme edhe në Spanjë, edhe pse do të jenë të detyruar të sulmojnë më shumë.

“Tani është momenti të pushojmë. Mungojnë pesë ditë nga sfida me Liverpool-in dhe të dy ekipet kanë luajtur sot (të martën në mbrëmje). Na pret një tjetër ndeshje e vështirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat