Ja sa para kërkon Tottenham për Kane-n

Futboll

Ja sa para kërkon Tottenham për Kane-n

Më: 7 prill 2022 Në ora: 12:08
Ja sa para kërkon Tottenham për Kane-n

Ylli i Tottenhamit, Harry Kane mbetet një nga prioritet e Manchester Unitedit për afatin kalimtar të kësaj verë.

‘Djajtë e Kuq’ sipas medieve britanike, janë të gatshëm t’ia ofrojnë ‘Spurs-ve’ Anthony Martial në mënyrë që të ulin çmimin për Kane-n.Sulmuesi anglez edhe vitin e kaluar ka qenë i lidhur me transferimin tek Manchester United.

United, skuadër kjo që po bën çmos për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, tashmë është duke menduar për përforcim në skuadër. Reprezentuesi anglez mbetet cak i ‘Djajve të Kuq’.

Tottenham kërkon 100 milionë euro për yllin anglez, por United heziton të paguajë një tarifë të tillë për 28-vjeçarin, andaj klubi nga ‘Old Traffordi’ ofron edhe Martial-in në shkëmbim për Kane-n.

Ndryshe, Kane kërkohet edhe nga gjiganti spanjoll, Real Madrid.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat