Kumbulla: Na mungoi përqëndrimi

Futboll

Kumbulla: Na mungoi përqëndrimi

Më: 8 prill 2022 Në ora: 11:12
Kumbulla: Na mungoi përqëndrimi

Marash Kumbulla pranon se Romës i mungoi përqendrimi dhe pranoi gola që do të mund të shmangeshin në humbjen 2-1 në çerekfinale të Conference League ndaj Bodo/Glimt.

Ishte një tjetër makth në Norvegji për Giallorossi, të cilët u mundën 6-1 në tetor gjatë fazës së grupeve të Ligës së Konferencës dhe barazuan 2-2 në Stadio Olimpico.

Kësaj here, italianët kaluan në epërsi të parët, por Bodo/Glimt përmbysi gjithçka në pjesën e dytë.

Ndeshja e kthimit është të enjten e ardhshme dhe Roma duhet të fitojë me dy gola epërsi për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Konferencës.

“Na mungonte përqendrimi, veçanërisht në golin e dytë, i cili ishte shumë i shmangshëm”, tha Kumbulla për Sky Sport Italia.

“Tani duhet ta lëmë këtë pas vetes, të fokusohemi të dielën dhe më pas të përgatitemi për ndeshjen e dytë. Sigurisht që do të mësojmë diçka më shumë nga kjo lojë, duhet të përmirësohemi, nga nesër mund të mendojmë për gabimet që kemi bërë dhe të përpiqemi të mos i përsërisim”, u shpreh qendërmbrojtësi shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat