Klubi gjerman interesohet për Kastriot Imerin

Futboll

Klubi gjerman interesohet për Kastriot Imerin

Më: 8 prill 2022 Në ora: 23:09
Kastriot Imeri

Eintracht Frankfurt kanë shfaqur interesim për mesfushorin e ekipit zviceran, Servette, Kastriot Imeri.

Imeri ka kontratë me ekipin nga Zvicra deri në vitin 2023, por mund të largohet në fund të sezonit.

Sipas gazetës ‘Blick’, ekipi gjerman kanë shfaqur interesim për Imerin.

Performanca e mirë e mesfushori në ndeshjen e fundit të ekipit të tij, ku edhe shënoi gol, bëri që Frankfurti të interesohen seriozisht për të.

Gjatë afatit kalimtar të janarit ekipi i Genoa kishin ofruar pesë milionë për Imerin, por ai kishte refuzuar të kalojë në Seria A.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat