Ozil projekton rikthimin në Angli

Futboll

Ozil projekton rikthimin në Angli

Më: 10 prill 2022 Në ora: 11:32
Ozil projekton rikthimin në Angli

Mesut Ozil nuk po kalon një moment të mirë. Fantazisti turk ka prishur çdo raport me Fenerbahce, klub ku u transferua si lojtar i lirë në janarin e vitit të kaluar.

33-vjeçari nuk e ka pritur mirë zëvendësimin në duelin e 20 marsit ndaj Konyasporit, duke përplasur këpucët në tokë në dhomat e zhveshjes, veprim që klubi nga Stambolli nuk e ka toleruar.

Marrëdhënia e Ozil, autor i 9 golave dhe 2 asisteve këtë sezon, me trajnerin është në pikën më të ulët, teksa drejtuesit e Fenerbahce e kanë pezulluar deri në një njoftim të dytë.

Kontrata me klubin e njohur i përfundon në verën e vitit 2024, teksa mesfushori ofensiv pritet të rikthehet në Angli, atje ku luajti me Arsenalin për 6 sezone e gjysmë.

Hull, ekip që garon në Championship, ka gati një kontratë të majme për ish-lojtarin e kombëtares gjermane, por nuk ka ndërmend të paguajë për kartonin e tij.

Ozil duhet të ndërpresë kontratën me klubin turk për t’u rikthyer në ishull, por jo më në Premier League si dikur. Gjithsesi, agjenti i lojtarit deklaroi disa ditë më parë se vullneti i klientit të tij është të përmbushë dy vitet e kontratës që i mbeten me Fenerbahcen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat