Skenderi: Fitoret ndaj Vardarit janë të veçanta

Futboll

Skenderi: Fitoret ndaj Vardarit janë të veçanta

Më: 10 prill 2022 Në ora: 16:29
Skenderi: Fitoret ndaj Vardarit janë të veçanta

Kapiteni i KF Gostivari, Lavdrim Skenderi ka komentuar suksesin (2:1) në derbin kundër Vardarit, në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll.

“Loja ishte shumë e mirë. Kemi dominuar totalisht lojën edhe pse arbitri nuk na akordoi dy penallti që ishin ndaj meje dhe një gol e bëri ofsajdt, njëjtë ma bëri mua, por rëndësi ka që fituam.

Fitoret ndaj Vardarit janë të vecanta. Jemi të kënaqur me pikët dhe me angazhimin maksimal të lojtarëve”, deklaroi kapiteni Skenderi.

Për shkak të referimit të dobët në derbi të treshes së gjyqtarëve, komisioni i gjyqtarëve në FFM ka pezulluar arbitrin kryesor Vllatko Ilioski dhe asistentët e tij Kostovski e Smilkos deri në fund të sezonit.

Pas javës së 22-të, KF Gostivari renditet në vendin e pestë me 29 pikë. Në javën që vjen pret derbi i madh me Voska Sport në udhëtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat