Nuhiu thotë se e respektuan Feronikelin

Futboll

Nuhiu thotë se e respektuan Feronikelin

Më: 10 prill 2022 Në ora: 17:41
Nuhiu thotë se e respektuan Feronikelin

Drita ka vazhduar me fitore, ku ka marrë të tretën radhazi në BKT Superligë.

Gjilanasit kanë triumfuar me rezultat 0-5 në udhëtim te Feronikeli duke konfirmuar formën e mirë.

E trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu pas ndeshjes ka thënë se e respektuan kundërshtarin dhe luajtën me seriozitet të madh.

“Në ndeshjet e tilla është e rëndësishme qasja, serioziteti. Të dyja nuk munguan deri në fund të kësaj ndeshjeje”.

“Në ndeshjet e tilla duhet ta respektosh kundërshtarin. Duke e respektuar kundërshtarin, respekton edhe veten”.

“Provuam disa futbollistë të ri që stërviten me ne në skuadër. Tash, objektivi mbetet ndeshja e radhës, kjo nuk diskutohet”, tha Nuhiu.

Me këtë fitore Drita vazhdon të mbetet e dyta në tabelë me 52 pikë, sa ka edhe Gjilani në vendin e tretë derisa kanë tetë pikë më pak se lideri Ballkani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat