​Bayern-Villarreal, formacionet e mundshme

Futboll

​Bayern-Villarreal, formacionet e mundshme

Më: 12 prill 2022 Në ora: 10:36
Ilustrim

Do të jetë një detyrë jo e lehtë ajo që duhet ta kryejë gjiganti gjerman Bayern Munih ndaj skuadrës spanjolle Villarreal në ndeshjen e sotme në “Alian Arena”.

Një javë më parë skuadra e Unai Emery triumfoi me epërsi minimale 1-0 në “El Madrigal” dhe duke parë këtë rezultat, trajneri i Bayernit Nagelsman theksoi para mediave se skuadra e tij duhet të aplikojë një lojë shumë agresive dhe me intensitet shumë të lartë gjatë gjithë ndeshjes.

Nga ana tjetër, Emery pranoi se i pret një duel shumë i vështirë ndaj Bayernit dhe se ata janë një skuadër favoritë në këtë ndeshje sepse dinë të shënojnë shumë gola.

Këto janë formaiconet e mundshme:

Bayern: Neuer; Pavard, Upamecano, Hernandez, Davies; Kimmich, Goretzka; Sane, Muller, Coman; Leëandoëski

Villarreal: Rulli; Foyth, Albiol, Torres, Estupinan; Parejo, Coquelin, Capoue; Lo Celso; Moreno, Danjuma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat